‘STOP katapultimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, si i dyshuar për lidhje dhe avokati nga zyrat e shtetit me nëntokën e krimit të organizuar!’

‘STOP katapultimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit, si i dyshuar për lidhje dhe avokati nga zyrat e shtetit me nëntokën e krimit të organizuar!’

Gani Qarri

  • 30 October 2022 - 11:33

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri 


Blerim Isufaj ka qenë edhe prokurorë i rastit të  hetimit të kinse  "vetëvrasjes" së Dino Asanajt, rast ky shumë i dyshimtë dhe i përfolur për manipulime e avokati nga Zyrat e shtetit per krimin e organizuar brenda sistemit te drejtesise e ish-mafio-politikes , prandaj presidentja, e ka lënë të hapur mundësinë që vet KPK-ja te behet e pergjegjshme , ta kthejë rastin, në pikën zero dhe të shpall KONKURS TE RI , pasi që  kredibiliteti dhe imazhi i të propozuarit te dyshuar Blerim Isufajt është i rrënuar tërësisht nga avokatia prej tij per krimin e organizuar ne vend , kur dihet se që nga fillimi, ka filluar të bëhet luftë nëpër gjykata, për fitimin e rastit të kontestuar dhe mënyrës së kontestuar te katapultimit të tij nga ish-strukturat mafioze-politike dhe me ndikim prej tyre tek  KPK-ja e kapur ne zyrat e shtetit !?


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përfundimisht i ka thënë Jo dekretimit të kandidatit të katapultuar, me një proces puro të parregullt dhe të komprometuar kriminalisht nga KPK-ja për  kryeprokuror të shtetit, pasi që siç dihet, procesi i përzgjedhjes së tij, ishte kontestuar nga të gjithë, madje jo vetëm nga kundërkandidatët e tij , por edhe nga shoqëria civile, si dhe nga te gjitha Ambasadat e QUINT-it!?

Kështu që më në fund, duket se po fillon edhe Spastrimi i njëmendet i Krye-kupolës së sistemit të drejtësisë se kapur nga të inkriminuarit e instaluar ne KPK dhe ne KGJK ,edhe ate  me kontributin e madh dhe shume pozitiv edhe të Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, e cila me të drejtë, e cilëson si absurd presionin që po i bëhet për dekretimin e kandidatit shume të dyshimt te Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit, përderisa procesi i orkestrimit e ndikimit në përzgjedhjen e tij, po kontestohet edhe nëpër gjykatat e Kosovës!

Blerim Isufaj jo-rastesisht ka qenë prokuror i keqperdorur nga krimi i organizuar ne rastin e  hetimit të kinse "vetëvrasjes" së Dino Asanajt, rast ky shumë i dyshimt dhe i përfolur ane e kend Kosoves  për manipulim dhe avokim te krimit te organizuar nga vet ai , prandaj presidentja, e ka lënë të hapur mundësinë që vet KPK-ja te vetedijesohet sa me pare ,ndonse e kapur keq, qe menjehere ta kthejë rastin në pikën Zero dhe të shpall konkurs të ri, pasi që  kredibiliteti dhe imazhi i të propozuarit prej KPK-es per  Blerim Isufajn është rrënuar tërësisht, kur dihet se që nga fillimi, ka filluar të bëhet luftë nëpër gjykata, për fitimin e rastit të kontestuar dhe mënyrës së kontestuar te katapultimit të tij nga KPK-ja e kapur dhe e cila ne fakt po bente Avokatine e krimit per status-quo kriminale!!!.

Përderisa Këshilli Prokurorial është i njoftuar, si në takimin e fundit, ashtu edhe me shkrim, është ABSURDE të pritet prej tyre ,që të dekretohet një person i katapultuar prej tyre dhe nga krimi i organizuar për një post kaq të lartë si ai i kryeprokurorit të shtetit me një proces, i cili është duke u kontestuar edhe në te gjitha gjykatat e Kosovës!!!

Një akt i tillë nuk mund të  ndodh në një vend ku sundon ligji, dhe unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën” e shtetit, ka deklaruar teper kjarte e me plot kompetence Presidentja e vendit Vjosa Osmani. 

Kundërkandidatët e Blerim Isufajt, sipas interpretimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese kanë vendosur që ta vazhdojnë betejën edhe në gjykatat e rregullta, prandaj Presidentja Osmani e ka cilësuar si teper jo-serioz që ta dekretojë, një kandidatë të kontestuar nga te gjithe perveq nga krimi i organizuar , përderisa beteja për pozitën e kryeprokurorit të shtetit, ende vazhdon përmes gjyqit, për vet faktin se nuk ka pasur një proces të rregullt dhe kredibil të VLERESIMIT në procedurën e konkurimit, intervistimit dhe “notimit” të kandidatëve potencial sipas konkursit të shpallur! 

Kështu që sa me pare përveç Presidentes si Institucioni me i larte dhe i besueshem e kompetent ,edhe Kuvendi dhe Qeveria e Republikes se Kosoves , duhet ta shfrytëzojnë në këtë rast të drejtën ligjore dhe kushtetuese dhe t’i kërkojnë KPK-së se kapur prej krimit te organizuar , shpalljen NUL të konkursit të parë dhe fillimin e procedurës nga pika Zero, për të mos vazhduar pozita e kryeprokurorit ne pakufi me ushtrues “të lodhur” te detyrës se Kryeprokurorit!


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".