Napoli e vlerëson Kvaratskhelian 100 milionë euro

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 15:20
Napoli e vlerëson Kvaratskhelian 100 milionë euro

Khvicha Kvaratskhelia është njëri prej sensacioneve më të mëdhenj të futbollit evropian.

Futbollisti gjeorgjian ka shkëlqyer në këtë fillim-sezoni dhe kjo ka bërë që klubet e mëdha t’ia vënë syrin atij.

Klubet angleze, Liverpooli, Chelsea dhe Manchester City janë tri klubet që ia kanë vënë syrin 21 vjeçarit

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Napoli i kërkon 100 milionë euro për kartonin e futbollistit ofanziv.

Kvaratskhelia i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 10 asistime në 17 paraqitje me Napolin këtë sezon.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të rritet ende vlera e lojtarit.

Ky mund të jetë sezoni i parë dhe i fundit i tij në Napoli dhe në Serie A, pasi verën e ardhshme mund të transferohet në Angli, aty ku klubet kanë mundësi të shpenzojnë shuma të majme parash. 

(Kosova Sot Online)