Po nxirret në shitje futbollisti i shtrenjtë i Atletico Madridit

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 08:36
 Po nxirret  në shitje futbollisti i shtrenjtë i Atletico Madridit

Futbollisti Rodrigo De Paul pritet të largohet  së shoejti nga Atletico Madrid. Ai ka kaluar vetëm një viti e gjysmë  në kryeqytetin spanjoll.  Mediat në Spanjë kanë raportuar se ai është nxjerrë në shitje nga klubi.

Raportet mes lojtarit dhe klubit nuk janë si më parë shkaku i një leje që e keqpërdori argjentinasi disa javë më parë, kur nuk u paraqit në një ndeshje dhe pastaj dolën disa foto të tij nga një festë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit të cilët e kanë nxjerrë në shitje së bashku me yjet tjerë të skuadrës si Joao Felix, Yannick-Carrasco e Thomas Lemar. Emri i ish-mesfushorit të Udineses është lidhur veçanërisht me Juventusin , i cili me kënaqësi do ta kthente argjentinasin në Itali. Derisa Biankonerët kanë nevojë për përforcime cilësore në repartin e mesfushës dhe De Paul do të ishte goditja e shumëkërkuar nga Max Allegri. Përndryshe kontrata e argjentinasit me klubin spanjoll skadon në verën e vitit 2026. Atletico Madrid që kishte shpenzuar 35 milionë për mesfushorin një vit më parë tani shpreson që ta shes atë për 45 milionë, duke përfituar hiq më pak se 10 milion.

Juventus e ka prioritet transferimin e tij pasi Allegri dëshrion ta ketë De Paulin në mesfushë së bashku ke Rabiot, Paredes e Locattellin. 28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me Atleticon ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër. Përveç interesimit nga Juventus, De Paul është në listën e dëshirave edhe të dy top skuadrave tjera italiane si Roma e Milan. 

(Kosova Sot Online )