Edhe Serbia ta avancon autonominë e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës

Edhe Serbia ta avancon autonominë e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës
Edhe Serbia ta avancon autonominë e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës

Agim Bajrami

  • 07 November 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Serbia,do të duhej të u siguroj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, me kushtetutën serbe, garantimin e vendeve të rezervuara së paku 10 deputetë në parlamentin e Serbisë, dhe të komuniteteve tjera etnike në Serbi, ngjashëm me avancimin kushtetues që kanë minoritet në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera shtetërore.

Serbia do të duhej t'u siguroj autonomi të plotë edhe,komunitetit,

hungarez, kroat, boshnjak, bullgar, rumun, brenda territoreve ku ata jetojnë, e jo shteti i Serbisë, ti diskriminon, të bënë përpjekje për asimilimin, përndjekjen dhe largimin nga shtëpitë e tyre.

Serbia mund të bashkëpunoj, dhe ti përdor praktikat e larta të avancuara, të cilat i ka përdorur Kosova, në akomodimin institucional e kushtetues, dhe social, të minoriteteve kosovare.

-Serbia e ka obligime sipas konventave evropiane për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit pakicë brenda shtetit kombëtar shumicë, që të ju ofroj të drejtën, në Autonomi Territoriale dhe Kulturore , ku komuniteti pakicë shtrihet në këtë në ato rajone, në këtë rast, populli shqiptarë dhe të tjerët. Shteti i Serbisë, ka për obligim që brenda ligjeve të saja kombëtare dhe ndërkombëtare, të siguroj, zhvillimin e pa penguar të popullatës shqiptare në kuadër të autonomisë së tyre territoriale, kulturore e arsimore, dhe në garantimin e mundësisë në të drejtën e arsimimit të shqiptarëve atje në gjuhën e tyre, duke u mundësuar hapjen e universitetit publik,në mundësin e përfitimeve të investimeve ekonomike,themelimin e gjykatave themelore, deri te ajo e apelit,në të drejtën për të pasur, policinë lokale nga përbërja dhe udhëheqja e shumicës shqiptare në kuadër të komunave të banuara me shqiptarë, në të drejtën e themelimit të Kuvendit, brenda autonomisë së tyre territoriale,për të diskutuar dhe vendos, për zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor e të sigurisë të nivelit lokal. Të drejtën e shqiptarëve atje, për ti pasur bankat e tyre afariste, e të drejtën në menaxhimin e tyre, me financat brenda komunave në të cilat jetojnë.

Serbia,do të duhej të u siguroj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, me kushtetutën serbe, garantimin e vendeve të rezervuara së paku 10 deputetë në parlamentin e Serbisë, dhe të komuniteteve tjera etnike në Serbi, ngjashëm me avancimin kushtetues që kanë minoritet në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera shtetërore.

Serbia do të duhej t'u siguroj autonomi të plotë edhe,komunitetit,

hungarez, kroat, boshnjak, bullgar, rumun, brenda territoreve ku ata jetojnë, e jo shteti i Serbisë, ti diskriminon, të bënë përpjekje për asimilimin, përndjekjen dhe largimin nga shtëpitë e tyre.

Serbia mund të bashkëpunoj, dhe ti përdor praktikat e larta të avancuara, të cilat i ka përdorur Kosova, në akomodimin institucional e kushtetues, dhe social, të minoriteteve kosovare.

Besoj ,se Kosova është e gatshme ti ofroj Serbisë eksperiencat e veta, siq i ka avancuar minoritetet kosovare brenda shumicës shqiptare në Kosovë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".