Të gjitha faullet e Cristiano Ronaldos

  • S.A /
  • 08 November 2022 - 09:00
Të gjitha faullet e Cristiano Ronaldos

Ylli i futbollit portugez Cristiano Ronaldo nuk e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai ka  dështuar  ta gjente golin edhe në këtë fundjavë ndaj Aston Villës në humbjen e Manchester Unitedit me rezultat 1:3. Futbollisti 37 vjeçari i ka realizuar vetëm tre gola në 16 ndeshje në të gjitha garat deri tash në këtë edicion, përfshirë këtu golin e vetëm në Premierligë kundër Evertonit në muajin tetor.

Ishte ky një fillim i sezonit për t’u harruar për “CR7”, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Deri tash ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë, kurse  ka shkaktuar më shumë faulle (7) se që kishte gjuajtje në portë (6) në kampionatin anglez. Vetëm njëra prej këtyre goditjeve ishte e suksesshme, ajo e barazimit të rezultatit në “Goodison Park” muajin e kaluar.

(Kosova Sot Online )