Tërheqja e shortit në Carabao, Man City kundër Liverpoolit

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 09:15
Tërheqja e shortit në Carabao, Man City kundër Liverpoolit

Dje është tërhequr shorti edhe  për raundin e katërt në Kupën EFL, të njohur ndryshe edhe si Kupa Carabao.

Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të tretë, të enjten mbrëma u bë tërheqja e shortit për raundin e radhës, duke përcaktuar edhe  renditjen e garuesve.

Raundi i katërt do të sjellë derbin Manchester City – Liverpool.

Gjiganti tjetër nga Premierliga, Manchester United, do të përballet me Burnleyn.

Ndeshjet janë të parapara për t’u zhvilluar në dhjetor, pas përfundimit të Kupës së Botës “Katar 2022”. 

(Kosova Sot Online )