Ekipi i Uruguait publikon listën speciale për “Katar 2022: Nga Suarez dhe Valverde te Nunez e Araujo

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 08:56
Ekipi i Uruguait publikon listën speciale për “Katar 2022: Nga Suarez dhe Valverde te Nunez e Araujo

Së fundi edhe kombëtarja e Uruguait e ka publikuar listën me 26 futbollistë të ftuar për Kupën e Botës “Katar 2022”. E veçanta e kësaj liste është se  mungojnë emrat e veteranëve si Luis Suarez dhe Edinson Cavani, por edhe ftesa për të lënduarin Ronald Araujo.

Katari do të jetë Botërori i katërt radhazi i Uruguait, një arritje e jashtëzakonshme për një vend me një popullsi prej më pak se 3.5 milionë banorë. Ata arritën në çerekfinale në “Rusi 2018” katër vjet më parë, pasi arritën në raundin e 16-të në Brazil dhe në gjysmëfinale në Afrikën e Jugut. Vitin e kaluar, ata u ndanë me trajnerin legjendar Oscar Tabarez. 75-vjeçari e mori detyrën në vitin 2006 dhe vlerësohet si njeriu që ringjalli futbollit në Uruguai dhe organizimin e epokës së tyre të artë. Trajneri i ri Diego Alonso mori detyrën kur kualifikimi i Kupës së Botës ishte larg të qenit i sigurt. Uruguai kishte humbur katër ndeshjet e fundit para shkarkimit të Tabares dhe ishte jashtë vendeve kualifikuese nga Amerika e Jugut.

Megjithatë, Alonso nisi fushatën e Uruguait, duke marrë katër fitore nga katër ndeshje, ndërsa skuadra e tij përfundoi e treta në tabelën e CONMEBOL, prapa liderëve të arratisur, Brazilit dhe Argjentinës. Uruguai është tërhequr në Grupin H në turneun e këtij viti dhe do të përballet me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut. Ata do të luajnë me Ganën për herë të parë që nga çerekfinalja e tyre ‘famëkeqe’ në vitin 2010, e cila pa Luis Suarez të përjashtuar me karton të kuq për një lojë me dorë në vijën e portës që pengoi Uruguain të eliminohej. Asamoah Gyan humbi penalltinë që rezultoi dhe Gana humbi gjuajtjen e penalltive që pasoi. Suarez është pjesë e skuadrës së Uruguait edhe 12 vjet më vonë. 35-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait me 68 gola dhe u emërua në listën e Alonsos për “Katar 2022”, ndërsa së bashku me të edhe veterani tjetër Edinson Cavani, Diego Godin dhe Martin Caceres. Pjesa e listës janë edhe emra të njohur si Federico Valverde, Darëin Nunez, Rodrigo Bentancur dhe Araujo, i cili ishte në dyshim shkaku i lëndimit.

(Kosova Sot Online )