Polonia kundërshtar i Kosovës për një vend në botëror

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 15:49
Polonia kundërshtar i Kosovës për një vend në botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të ndeshet me Poloninë në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin botëror të vitit 2023. Kështu u vendos pas shortit të hedhur në Lubjanë. 

Ndeshja e parë luhët më 7/8 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë. Kosova, për herë të parë luan në fazën e dytë kualifikuese për botëror. Në fazën e parë Dardanet kaluan kombëtarën e Ishujve Faroe.

(Kosova Sot Online )