Chelsea dhe Leipzig pajtohen për transferimin e Nkunku

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 20:04
Chelsea dhe Leipzig pajtohen për transferimin e Nkunku

Nkunku do të jetë lojtar i Chelsea.

Sipas raportimeve të Ben Jacobs, Chelsea dhe Leipzig kanë arritur një marrëveshje në parim, për Christopher Nkunku.

Lojtari më i mirë në Bundesliga i vitit të kaluar, Nkunku pritet t’i bashkohet ‘Bluve’.

Bëhet e ditur se londinezët do të paguajnë plot 70 milionë euro për shërbimet e francezit.

Thuhet se tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes mes Leipzig dhe Chelsea.

Nkunku ishte selektuar për Kupën e Botës, por ai mungon pasi pësoi një lëndim në stërvitje me kombëtaren.


(Kosova Sot Online)