Ronaldo pranon ofertën e parë zyrtare pas largimit nga Manchester United, kjo do të jetë paga

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 11:30
Ronaldo pranon ofertën e parë zyrtare pas  largimit  nga  Manchester United, kjo do të jetë paga

Cristiano Ronaldo ka marrë ofertën e tij të parë që kur ra dakord për të ndërprerë kontratën e tij me Manchester United – me një ofertë të çuditshme për ta marrë ose lënë në një pagë rreth 40 euro në javë. AFC Crewe i nivelit të 14-të në District League Premier Division, ka pasur guximin e madh që të bëjë një ofertë për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Ronaldo do të ketë shumë për të bërë kur të kthehet nga Kampionati Botëror, me drejtuesit e ligës AFC Crewe që presin me padurim përgjigjen e tij. Ata shkruan në Twitter pas largimit të Ronaldos nga United: “Mund të konfirmojmë se klubi ka bërë një qasje zyrtare për të nënshkruar me lojtarin e lirë, Cristiano Ronaldon për një marrëveshje njëvjeçare. “Nëse Cristiano do ta pranonte ofertën, ai do të bëhej lojtari më i paguar i AFC Crewe, duke marrë 40 euro në javë”. Ronaldo pranoi t’i ndante rrugët me United për herë të dytë pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan, në të cilën ai sulmoi shumë figura të klubit. 

(Kosova Sot Online )