Zyrtarizohet vendimi : Guardiola vazhdon kontratën me Cityn edhe për dy vite

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 11:16
Zyrtarizohet vendimi : Guardiola vazhdon kontratën me Cityn edhe për dy vite

Ishte proces transparent.  Manchester City ka konfirmuar që Pep Guardiola ka nënshkruar vazhdimin e kontratës dy vjeçare me klubin. Pep Guardiola ka nënshkruar kontratë me klubin nga Etihad që do ta lërë atë në këtë klub deri në vitin 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".

Koha e Guardiolas në City është e ngarkuar me sukses. Ai deri me tani ka fituar 11 trofe, përfshirë katër tituj të Premier Ligës.

Në të gjitha garat ai ka fituar 271 nga 374 ndeshjes, duke pasur një përqindje të fitoreve të ndeshjeve prej 72.4 për qind. City ka shënuar 921 gola gjatë kësaj përiudhe, me një mesatare prej 2.46 gola për ndeshje.

“Jam i kënaqur të lajmëroi që udhëtimi i Pepit me Manchester Cityn vazhdon. Ai tashmë ka kontribuar shumë në suksesin dhe organizimin e këtij klubi dhe është emocionuese të mendosh së çfarë mund të bëhet në të ardhmen duke pasur parasysh energjinë, urinë dhe ambiciet që ai qartë i ka treguar”, tha Kryetari i klubit Khaldoon Al Mubarak. Guardiola po ashtu është shprehur i kënaqur që do të jetë menaxher i City deri më 2025. “Jam shumë i lumtur që do të rrijë në Manchester City edhe për dy vite tjera”, tha ai. “Nuk mund të ju them mjaftueshëm faleminderit të gjithëve në këtë klub që me besojnë. Jam i lumtur dhe i qetë që jam këtu. Do të bëjë gjithçka që ta kryejë punën time sa më mirë që mundem”, ka thënë Pep Guardiola.

(Kosova Sot Online )