Angli – ShBA: Mbyllet pa gola pjesa e parë

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 21:04
Angli – ShBA: Mbyllet pa gola pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Angli – ShBA, në kuadër të grupeve për Botëror.

45 minutat e parë në këtë takim nuk dhanë gola.

Të dy këto kombëtaret kërkonin të zhbllokonin sfidën, por që nuk arritën.

Raste më të mira shënimi kishin amerikanët, duke goditur edhe shtyllën me anë të Christian Pulisic.

Por, edhe anglezët ishin kërkues të golit, por që as ata nuk ishin të saktë.

Mason Mount në fund të pjesës së parë bëri një goditje të mirë, por në vend ishte Matt Turner.

Mbetet të shihet  pas 45 minutave të tjerë se si do jetë epilogu final i këtij takimi.


(Kosova Sot Online)