Katari bëhet nikoqiri më i dobët në historinë e Kupës së Botës

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 10:56
Katari bëhet nikoqiri më i dobët në historinë e Kupës së Botës

Katari ka vendosur  një rekord shumë negativ në Botërorin 2022. Pritjet dhe shpresat kanë përfunduar dhe tash Katari është jashtë Kupës së Botës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ëndrra e tyre ka përfunduar dhe ata tashmë i kanë thënë lamtumirë Botërorit.Pas dy ndeshjeve dhe dy humbjeve, nikoqirët kanë zero pikë dhe janë eliminuar, pa asnjë shans për të kaluar në 1/8 e finales në ndeshjen e tretë. Kështu Katari bëhet nikoqiri më i dobët në historinë e Kupës së Botës.

Vetëm Afrika e Jugut, kur priti Kupën e Botës në vitin 2010, u eliminua në fazën e grupeve të turneut që organizoi, por të paktën ata patën një shans për të kaluar në raundin tjetër në ditën e fundit të ndeshjes, diçka që nuk ka ndodhur për Katarin. Skuadra e Felix Sanchez e filloi turneun e tyre me një humbje 2-0 në ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit, dy golat e Enner Valencias që vulosën lojën në pjesën e parë. Gjërat nuk shkuan më mirë në ndeshjen e dytë kundër Senegalit, që e humbi me rezultat 3:1 Këto dy rezultate nënkuptojnë një lamtumirë të parakohshme për ta në këtë Botëror.

(Kosova Sot Online )