Holanda mposht Katarin

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 17:58
Holanda mposht Katarin


Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur grupin A si lidere e grupit.
‘Tulipanët’ kanë arritur të mposhtin Katarin me rezultatin 2:0, për të shkuar në fazën tjetër si lidere.

Holandezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 26′, me anë të Cody Gakpo, i cili u asistua nga Klaassen.

Në pjesën e dytë, anëtari i Barcelonës, Frenkie de Jong shënoi për 2:0, në minutën e 49′, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Këto dy gola i dhanë Holandës fitoren ndaj Katarit.

Me fitoren e regjistruar sonte, skuadra e Louis van Gaal grumbulloi pikët e shtata dhe mban pozitën e parë.

Katari mbetet në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar.

(Kosova Sot Online)