Ronaldo gati ta pranon ofertën e Al-Nassr për 200 milionë euro në vit

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 11:40
Ronaldo gati ta  pranon  ofertën e Al-Nassr për  200 milionë euro në vit

Ish ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo raportohet se është afër për ta pranuar një marrëveshje të majme për të luajtur për skuadrën e Arabisë Saudite, All-Nassr

Sipas gazetës Marca, Ronaldos i janë ofruar dy vite kontratë nga Al-Nassr, të cilët do të mund të nënshkruajnë kontratë me Ronaldon si lojtar i lirë pas largimit të tij nga Manchester United.

Marca raporton që për Ronaldon ka pasur interesim edhe nga skuadrat e MLS, por ai e ka marrë në konsideratë pagën e madhe që ia ka ofruar kjo skuadër, që nuk janë në gjendje t’ia ofrojë asnjë skuadër në Europë. Al-Nassr do ta paguajnë sulmuesin e Portugalisë në total 400 milionë euro nëse ai pranon të luajë për klubin nga Arabia Saudite deri më 2025.

Aventura e dytë e Ronaldos në Old Trafford nuk shkoi si duhet pasi që këtë muaj United lajmëroi se ka shkëputur kontratën më të në marrëveshje të ndërsjellë, vendimi ishte bërë pasi që fituesi i pesë herë Topit të Artë dha një intervistë kontraverse për Piers Morgan, gjatë të cilës ai akuzoi klubin për tradhti dhe se ai nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag.

Ronaldo kështu pritet të përfundojë duke ju bashkuar Al-Nassr, e ku do të luajë me një tjetër futbollist të Premier Ligës, portierin David Ospina, i cili ka mbrojtur për Arsenalin gjatë viteve 2014-2019.

Sulmuesi veteran për momentin është duke luajtur për Portugalinë në Botërorin e 2022 dhe shpreson që të këtë edhe një lojë të mirë pasi që Portugalia do të luajë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut në grupe të premten.

(Kosova Sot Online )