Christian Pulisic mobilizohet për ndeshjen vendimtare të së shtunes kundër Holandës

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 09:53
Christian Pulisic mobilizohet për ndeshjen vendimtare të së shtunes kundër Holandës

Christian Pulisic është njëri prej futbollistëve më të mirë dhe më të rëndësishëm në skuadrën e SHBA nën drejtimin e Greeg Berhalter, kurse ylli i Chelsea FC është shfaqur si një prej më të mirëve për skuadrën e tij, ashtu si mbrëmë ku shënoi dhe ata fituan kundër Iranit në ndeshjen kryesore për ta kaluar grupin.Numri 10 i SHBA është i lumtur me lojën dhe golin e shënuar, derisa pësoi një lëndim që e dërgoi atë në spital, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë lojës në të cilën ai hapi llogarinë për herë të parë në Botëror, Pulisic u përplas me portierin e Iranit dhe kaloi disa minuta në dhimbje derisa ishte i shtrirë në fushë.

Ai arriti që të vazhdojë deri në fund të pjesës së parë por nuk hyrë në fushë në 45 minutat e dytë pasi që Gregg Berhalter dhe stafi i tij trajnues vendosi më të mirën për të duke e dërguar atë në spital.

Pulisic thotë se do të jetë i gatshëm të përballet me Holandën

Christian Pulisic ka dhënë gjak, djersë dhe lot për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e futbollit dhe edhe njëherë e dëshmoi këtë gjatë ndeshjes së SHBA kundër Iranit, por nuk kishte ndodhur më parë që pas shënimit të përplasej dhe ai gol të jetë i fitores. Futbollisti është dërguar në spital, nga i cili ai postoi që ishte shumë krenar me shokët e tij të skuadrës që siguruan fitoren pas largimit të tij dhe i siguroi të gjithë që ai do të jetë gati për ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Holandës. Federata Amerikane e Futbollit ka thënë se Pulisic ka një lëndim abdominal dhe është dërguar në spital që të kontrollohet. 

(Kosova Sot Online )