Harry Kane gjithnjë më afër ti bashkohet Bayern Munichut

  • S.A /
  • 13 December 2022 - 11:18
Harry Kane gjithnjë më afër  ti bashkohet Bayern Munichut

Harry Kane vazhdon të përflitet si njëri prej sulmuesve që do të largohet nga Tottenham

Sipas asaj që raporton Fichajes, Harry Kane edhe njëherë është lidhur me një kalim të kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen.

Anglezi dështoi për ta shënuar penalltinë e tij në minutat e fundit në Botëror kundër Francës, duke u kthyer kështu edhe njëherë duarthatë nga një garë ndërkombëtare.

Kjo do të thotë së sulmuesi i Spurs dështoi për të fituar një trofe, duke bërë që karriera e tij të shkojë drejt fundit pa fituar ndonjë garë të rëndësishme, qoftë në vendin e tij, qoftë me Kombëtare.

Me Tottenhamin që nuk duket se do të fitojë ndonjë trofe as këtë sezon, Kane është duke u joshur që të largohet nga kjo skuadër për një skuadër ku mundësitë për të fituar janë shumë më të mëdha se ajo me Spurs.

(Kosova Sot Online )