Manchester United ofron “pagë të çmendur” për Benzeman

  • S.A /
  • 15 December 2022 - 10:22
Manchester United ofron  “pagë të çmendur”  për Benzeman

“Djajtë e kuq” kanë vendosur ti ofrojnë “pagë të çmendur” Benzemas, transmeton "Kosova Sot Online".

Manchester United dëshiron që t’ia marrë edhe një lojtar tjetër Real Madridit, pas Casemiros.Sipas asaj që raporton  Nacional, Manchester United janë duke shikuar për t’ia bërë një ofertë joshëse yllit dhe sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, për të arritur kështu një marrëveshje të çmendur që ta sjellin atë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Fituesi i Topit të Artë 2022 ka qenë bateria kryesore e sulmit të Madridit dhe lider në dy sezonet që lanë pas. Por, për shkak të disa lëndimeve, bisedimet për një zgjatje të kontratës mes Bezemës dhe Madridit për momentin janë paralizuar.

Me United që kursejnë miliona nga shkëputja e kontratës me Ronaldon, ata tani dëshirojnë t’i ofrojnë një kontratë joshëse me pagë të madhe, Benzemas.

Djajtë e kuq janë të gatshëm që t’i premtojnë sulmuesit francez që të luajë vazhdimisht si titullar në 11-ën startuese të Erik Ten Hag. 

(Kosova Sot Online )