
Lexoni edhe:
Cristiano Ronaldo është në kërkim të një klubi të ri, Katar ose Arabia Saudite mundësit e vetme për të zgjedhur.
Dy ekipet e mposhtur në gjysmëfinale, Kroacia dhe Maroku do të përballen sot për vendin e tretë në Kupën e Botës që po mbahet në Katar, transmeton "Kosova Sot Online ".
Kroacia u mposht nga Argjentina në gjysmëfinale me rezultat 3:0.
Në anën tjetër, Maroku u mposht 2:0 nga kampioni në fuqi, Franca.
Të shtunën me fillim nga ora 16:00, Kroacia do të përballet me Marokun për vendin e tretë në këtë Botëror.
Një ditë më vonë, pra nesër, Argjentina do të përballet me Francën për titullin e kampionit të botës.
(Kosova Sot Online )