Fillon finalja e Botërorit 'Qatar 2022' mes Francës dhe Argjentinës
Ka nisur finalja Francë - Argjentinë pas së cilës do të dihet se kush është fitues i Kupës së Botës "Qatar 2022".
Franca erdhi deri në finale, pasi paraprakisht në gjysmëfinale fitoi kundër Marokut, në çerekfinale kaloi Anglinë, kurse në 1/8 e finales Poloninë. Argjentina erdhi në finale pasi paraprakisht në gjysmëfinale kaloi Kroacinë, në çerekfinale ka eliminuar Holandën, ndërsa në 1/8 e finales Australinë,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online".
Që të dy kombëtaret janë fitues të dyfishtë të Kupës së Botës. Argjentina më 1978 dhe 1986, ndërsa Franca më 1998 dhe 2018.
(Kosova Sot Online)
