Henry shpreh dëshirën për t’u rikthyer si trajner

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 19:26
Henry shpreh dëshirën për t’u rikthyer si trajner

Legjenda e futbollit francez dhe Arsenalit, Thiery Henry, ka thënë se do të dëshironte të rikthehej në menaxhim e ndonjë skuadre në të ardhmen.

Francezi aktualisht është ndihmës-trajner te Kombëtarja e Belgjikës, transmeton Gazeta Express. Ai mbetet në postin e tij pavarësisht largimit të Roberto Martinezit.

Krahas angazhimeve të tij me Belgjikën, Henry punon edhe me “Prime Video” në një rol ekspert.

Megjithatë, 45-vjeçari ka shfaqur dëshirën për t’u rikthyer si trajner. Deri më sot, ish-sulmuesi  ka dy përvoja menaxheriale.

(Kosova Sot Online)