Benzema ishte i aftë të luante në Kupën e Botës

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 19:53
Benzema ishte i aftë të luante në Kupën e Botës

Karim Djaziri, agjenti dhe këshilltari i besuar i Karim Benzemas, ka pohuar se sulmuesi do të ishte i aftë për ndeshjet e Francës në Kupën e Botës “Katar 2022” nga 1/8 e finales e tutje.

Ylli i Real Madridit kishte lënduar kofshën e majtë në seancën e tij të parë të plotë stërvitore me Francën, që e detyroi atë të largohet pa luajtur fare në Katar.

Përmes një postimi në “Twitter”, Djaziri theksoi se ka parë prova që tre specialistë kishin konfirmuar se fituesi i “Topit të Artë” do të ishte i aftë për ndeshjen kundër Polonisë, të paktën të niste nga pankina, shkruan “GFFN”.

Forma fizike e Benzemas ka qenë një burim polemikash gjatë gjithë ecurisë së Kupës së Botës të “Gjelave”, që pastaj kulmoi me sulmuesin që njoftoi pensionimin e tij menjëherë pas finales.

Forma e tij fizike ka qenë qenë burimi i dukshëm i tensioneve midis stafit të Francës, homologëve të tyre të Real Madridit dhe skuadrës së vetë 34-vjeçarit, duke pasur parasysh se ai mori pjesë në një miqësore me “Los Blancos” më 15 dhjetor.

(Kosova Sot Online)