A e kanë harruar Ronaldon futbollistët e Man Utd

  • A.P /
  • 28 December 2022 - 19:51
A e kanë harruar Ronaldon futbollistët e Man Utd

Manchester United siguroi tre pikë të rëndësishme kundër Nottingham Forest-it, teksa vazhdon përpjekjet e tyre për top katërshe në Premier League.

Tifozët e tyre mundën të festojnë në Old Trafford, teksa gjërat duket se po rregullohen pas stuhisë së shkaktuar nga Cristiano Ronaldo.

Portugezi u largua nga Manchester United pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan, ku nuk u përmbajt në kritikat e klubit dhe menaxherit Erik ten Hag.

Tifozët tashmë kanë filluar ta harrojnë atë, por lojtarët nuk po munden ende sepse duhet të përballen me pyetje nga shtypi.

Kur u pyet për këtë çështje, Christian Eriksen tha se ndërsa është e trishtueshme që Ronaldo nuk është më me klubin, jeta duhet të vazhdojë.

“Ne jemi të trishtuar që Ronaldo nuk është pjesë e saj. Trashëgimia e tij dhe emri i tij në çdo klub është i veçantë, për mua që kam fatin të luaja me të në karrierën time ishte shumë e bukur. Futbolli vazhdon. Ju mendoni se ndeshjen tjetër pas, njerëzit do të harrojnë se si ishte më parë dhe tani fokusi ynë është me të vërtetë sikur ai nuk është këtu”, tha Eriksen.

Manchester United po ecën përpara ndërsa Cristiano Ronaldo vazhdon të mendojë për lëvizjen e tij të radhës, me të gjitha shenjat që tregojnë për një kalim në Al Nassr , i cili pritet të njoftohet së shpejti.

(Kosova Sot Online)