Mbappe: Mbreti i futbollit na la

  • A.P /
  • 29 December 2022 - 21:29
Mbappe: Mbreti i futbollit na la

Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.

Ai vdiq në moshën 82-vjeçare

Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.

Pas vdekjes së tij ka ardhur edhe reagimi i Kylian Mbappes.

“Mbreti i futbollit na la, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë. Pusho në paqe mbret”, shkroi Mbappe.

(Kosova Sot Online)