Lewandowskit i hiqet dënimi

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 17:08
Lewandowskit i hiqet dënimi

Barcelona është plotësisht e gatshmë për derbin lokal, kundër Espanyolit, në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

Trajneri Xavi mori dy lajme të mira në prag të kësaj sfide, që do të zhvillohet nesër (e shtunë) në “Camp Nou”.

Qendërmbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo, është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e tij nesër.

E, për nesër i gatshëm dhe në dispozicion të Xavit do të jetë edhe Robert Lewandowski, të cilit i është hequr suspendimi prej tri ndeshjeve.

Të dy lojtarët në fjalë janë të përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar në prag të përballjes me Espanyolin.

(Kosova Sot Online)