Tottenhami mposhtet nga Aston Villa

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 17:43
Tottenhami mposhtet nga Aston Villa

Aston Villa e ka nisur me fitore vitin 2023 në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të, skuadra e drejtuar nga Unai Emery shënoi fitore të madhe në udhëtim te Tottenham Hotspur.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Tottenham Hotspur Stadium” përfundoi me rezultatin 0:2.

Emiliano Buendia (50′) dhe Douglas Luiz (73′) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Aston Villa pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e 12-të në tabelë, kurse Tottenhami është i pesti me 30 pikë. 

(Kosova Sot Online)