E ardhmja e Milan Skriniar mbetet pezull, Interi i vendos ultimatum

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 19:37
E ardhmja e Milan Skriniar mbetet pezull, Interi i vendos ultimatum

E ardhmja e Milan Skriniar vazhdon të mbetet pezull. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ende nuk kanë ardhur sinjale pozitive për sa i përket rinovimit të kontratës së tij me Interin.

Zikaltrit i kanë ofruar mbrojtësit sllovak një kontratë ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus bonuset. Megjithatë, Skriniar ende nuk është i bindur për rinovimin dhe për momentin nuk ka kthyer asnjë përgjigje në drejtim të Interit.

Nga ana tjetër, Beppe Marotta i ka vendosur një ultimatum mbrojtësit, i cili duhet të kthejë një përgjigje deri më 15 janar. Në rast të kundërt, Interi do të shikojë opsionet për të përfituar nga shitja e Milan Skriniar.

(Kosova Sot Online)