Ja kush e dëshiron Ounahin

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 15:28
Ja kush e dëshiron Ounahin

Aktualisht në vendin e 14-të në Premierligë, Leeds dëshiron të përfitojë nga afati kalimtar dimëror dhe ta forcojë skuadrën dhe të përjetojë një stinor pranveror më të qetë.

Objektivi i tyre është që sa më parë të largohen nga zona e rrezikshme dhe ta sigurojnë mbetjën në elitën e futbollit anglez

Sipas Footmercato, Leeds është në ndjekje të Azzedine Ounahi.

Mesfushori maroken dhuroi spektakël me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të njohura evropiane.

Siç raportohet, Leeds madje ka bërë një ofertë në drejtim të Angers për shërbimet e 22-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online)