Man Utd interesohet për futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 15:56
Man Utd interesohet për futbollistin e njohur

Pavarësisht ndarjes së tyre të ashpër, Manchester United mund të jetë i gatshëm t’i bëjë Cristiano Ronaldos një favor të fundit pasi Djajtë e Kuq u lidhën me një lëvizje për Vincent Aboubakar.

Ronaldo, 37 vjeç, iu bashkua klubit të Arabisë Saudite Al-Nassr javën e kaluar në një marrëveshje mega parash që do ta shohë atë të fitojë 200 milionë euro në vit.

 Megjithatë, ardhja e tij në Lindjen e Mesme është pasuar nga një sërë pengesash

Të enjten doli se sauditët do të përballen gjithsesi me vështirësi në fushën e Ronaldos, me klubin që nuk mund ta regjistrojë yllin që ka tejkaluar kuotën e lojtarëve të huaj.


Sipas mediave franceze, Aboubakar ka ndërpreë kontratën me Al-Nassr, teksa Man Utd është futur në garë për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)