Mane shumë afër rikuperimit

  • A.P /
  • 11 January 2023 - 22:32
Mane shumë afër rikuperimit

Sulmuesi anësor i Bayern Munchen ka filluar të vrapojë, një hap kryesor ky për rikthimin e tij pasi që lëndoi këmbën e djathtë në fillim të nëntorit

Mane mori një lëndim serioz në tibian e djathtë më 8 nëntor, duke operuar mandej atë pas këtij lëndimi. Kthimi i senegalezit ishte paraparë të ndodh pas 10-12 javëve dhe ai është në orar pasi që klubi ka bërë një njoftim se ylli i tyre ka filluar të vrapojë derisa ka humbur edhe peshë.

Bayerni e ka gjetur vetën me pak opsione në Vitin e Ri. Ata janë pa futbollistë kyç si Mane, Manuel Neuer, Noussair Mazraoui dhe Lucas Hernandez, me ndeshjen kundër Paris Saint-Germain që i pret ata më 14 shkurt.

Liderët e Bundesligës transferuan mane nga Liverpool në verë për 41 milionë euro dhe shpresojnë që ai do t’i udhëheq për trofe gjatë sezonit 2022/23.

(Kosova Sot Online)