Ja detajet nga oferta e PSG-së për Skriniarin

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 15:57
Ja detajet nga oferta e PSG-së për Skriniarin

Paris Saint-Germain raportohet se ka bërë një tjetër ofertë për Milan Skriniarin.

Madje, “La Repubblica” ka raportuar se oferta e parisienëve e ka bërë mbrojtësin që të hezitojë për të rinovuar kontratën me Interin,

Kontrata aktuale e Skriniarit me klubin nga Milano skadon në verën e këtij viti.

Sipas mediumit italian, PSG-ja i ka ofruar 27-vjeçarit kontratë 5-vjeçare, me pagë prej 12 milionë eurosh në vit.

Kësisoj, kampionët francezë po synojnë që ta bindin sllovakun që t’iu bashkohet atyre si lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan Skriniar është pjesë e Interit që nga vitit 2017, kur klubi kishte kompletuar transferimin e tij nga Sampdoria për 34 milionë euro.

“Nerazzurrët” gjithashtu janë të interesuar për të rinovuar kontratën me Skriniarin, e ardhmja e të cilit pritet të mësohet gjatë muajve në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)