Zbulohet pse Joelinto mund të mungojë ndaj Fulham
Joelinton mund të mos ftohet fare nga Newcastle për ndeshjen e Premier Ligës me Fulham të dielën pasi që ai u dënua nga policia për vozitje nën ndikimin e alkoolit
Joelinton është dënuar nga policia britanike për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe do të paraqitet në gjykatë më 26 janar. Menaxheri i Newcastle, Eddi Howe ka folur për situatën e brazilianit dhe ka pranuar që ai duhet ta marrë një vendim të vështirë në lidhje me atë se a ta mbajë mesfushorin në skuadër apo ta largojë atë nga formacioni titullar.
“Ishte më shumë si një tronditje. Është një situatë e vështirë. Joe është shumë i penduar: ai ishte shumë i mërzitur (të enjten). Mendoj që ai e di seriozitetin e situatës”, tha ai për gazetarët. “Natyrisht, nuk do të hyjë në shumë detaje për shkak të respektit që kam për rastin, por mendoj që ai i kupton përgjegjësitë e tij. Ne tani jemi në një pozitë ku do a mbështesim dhe ne po ashtu e kuptojmë si klub futbolli seriozitetin e kësaj situate”.
Joelinton është bërë njëri prej futbollistëve kyç të Hove dhe një i preferuar i tifozëve prej që ai u transferua në këtë skuadër nga Hoffenheim më 2019. Braziliani fillimisht vuajti për formë por ai është rilindur dhe është njëri prej më të mirëve në mesfushë. Newcastle rikthehet në aksion në Premier Ligë gjatë vikendit dhe ka për synim që ta barazoi rekordin e skuadrës me 14 ndeshje pa humbje në Premier Ligë.
(Kosova Sot Online)
