Ja kush e këshillon United

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 19:01
Ja kush e këshillon United

Manchester United duhet të “bëhen të mençur si Liverpool”, thotë Eric Cantona derisa ai i ka thënë Djajve të Kuq se futbollistët “e mirë” nuk dëshirojnë që t’ju bashkohen atyre

Jo shumë kohë më parë futbollistët më të mirë në planet dëshironin që të luanin për skuadrën në Old Trafford, me skuadrën që dominoi Premier Ligës dhe Europën për disa vite sa ishte në timon të saj Sir Alex Ferguson. Një rënie nga kjo lavdi tashmë shihet dhe tani ata duhet të hynë në një proces të gjatë rindërtimi – të cilit tani po i prin Erik ten Hag – por që ende nuk është kompletuar pasi që United duhet të garojë për trofe për të marrë talentet më të mirë të futbollit.

Legjenda e klubit, Cantona i ka dhënë atyre disa këshilla se si të veprojnë.

“Gjatë kohës së Alex Ferguson, nëse e dëshiroje një futbollist, më të mirin në botë, ai do të shkonte në Manchester United për shkak se ata fitonin si në Angli ashtu edhe në Europë. Manchester United ishte klubi më i madh në botë dhe ata kishin para për të blerë çdo futbollist që dëshironin”, tha Cantona.

“Tani është ndryshe për shkak se futbollistët më të mirë dëshirojnë të luajnë në një skuadër që fiton dhe United nuk është në pozitë për të zgjedh më të mirë për shkak se më të mirët nuk shkojnë në United. Kështu që, ata duhet të bëhen të mençur. Të bëhen të mençur si Liverpool. Ata transferuan Mane dhe Salah, që nuk ishin futbollistët më të mirë në botë, por me një skuadër të madhe dhe me një atmosferë të madhe, së bashku ata fituan çdo trofe. Pastaj Mane dhe Salah u bën futbollistët më të mirë në botë. Ky është një shembull që duhet ndjekur nga United”.

(Kosova Sot Online)