Barcelona e publikon çmimin, i tregon Arsenalit se sa kushton Raphinha

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 10:23
Barcelona  e publikon çmimin, i tregon Arsenalit se sa kushton Raphinha

Arsenali raportohet se ka ringjallur interesin për nënshkrimin e Raphinhas pasi tentimit për të transferuar Mykhaylo Mydryk dësahtoi, me Chelsean që ndërhyri shpejt, shkruan "Kosova Sot Online".

Topçinjtë mbetën të habitur të shtunën, ndërsa rivalët e Ligës Premier u futën në garë për transferimin e ukrainasit. Arsenali kishte disa oferta për anësorin 22-vjeçar të Shakhtar Donetsk të refuzuara, por ende shpresonin ta transferonin atë.

Por, Chelsea nuk humbi kohë për të arritur marrëveshjen e tyre për një tarifë prej 100 milionë euro.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Edu Gaspar thuhet se tashmë e kanë gjetur shënjestrën e radhës, ndërsa e kanë kthyer vëmendjen te anësori i Barcelonës, Raphinha.

Sipas Sport Italia, Arsenali në vend të kësaj do të kërkojë ta bëjë brazilianin objektivin e tyre kryesor të transferimit këtë janar. Ata thuhet se kanë bërë kontakte eksploruese me Barcelonën për një marrëveshje të mundshme të shtunën mbrëma, pasi humbën në Raphinha nga gjigantët e La Ligas në verë.

Sipas Diario Sports, Balugranasit po kërkojnë 100 milionë euro për ta lënë brazilianin që të rikthehet në Ligën Premier.

(Kosova Sot Online )