Përplasje e ashpër në distancë mes Shakiras dhe Gerard Piques

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 09:41
Përplasje e ashpër në distancë mes Shakiras dhe Gerard Piques

Një përplasje me tone të ashpra,  në distancë,  mes Shakiras dhe Gerard Piques po vazhdon ende dhe nuk ka të ndalur, shkruan "Kosova Sot Online".

Këngëtarja e njohur publikoi së fundmi një këngë, të cilën ia kushtoi ish-partnerit të saj – transmeton "Kosova Sot Online". 

“Ndërrove një Ferrari për një Twingo, një Rolex për një Casio”, është një nga vargjet e kënduara nga ajo.

Dhe, pas kësaj, Pique ka bërë një tjetër kundërpërgjigje.

Ai është parë duke shkuar te selia e Kings League pikërisht me një veturë Twingo.

Pique më herët ka ironizuar me Shakiran edhe rreth rreshtit për orën “Rolex” e “Casio.

(Kosova  Sot Online )