Bayerni synon këtë javë marrëveshjen për transferimin e Sommer

  • S.A /
  • 16 January 2023 - 14:31
Bayerni synon këtë javë marrëveshjen për transferimin e Sommer

Bayern Munichi nuk është dorëzuar ende në misionin për të nënshkruar me Yann Sommer.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se “Bavarezët” kanë nisur sërish bisedimet me Borussia Monchengladbachin për portierin në fjalë, transmeton "Kosova Sot Online".

Bayerni thuhet se synon të arrijë një marrëveshje këtë javë, pasi edhe trajneri, Julian Nagelsmann, po kërkon një portier të ri sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Romanos, marrëveshja për kushtet personale të 34-vjeçarit me kampionët gjermanë nuk është problem.

Bayerni po kërkon një portier pasi portieri i parë, Manuel Neuer, do të mungojë për këtë sezon.

Emiliano Martinez dhe Kevin Trapp mendohet se janë dy emrat tjerë në listën e klubit nga “Allianz Arena”. 

(Kosova Sot Online )