Refuzohet oferta e Bayernit për Yann Sommer

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 13:26
Refuzohet oferta e Bayernit për Yann Sommer

Sipas mediave gjarmane, Borussia Monchengladbach ka refuzuar ofertën e Bayern Munichit për Yann Sommer, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas “Sky Sport” të Gjermanisë, Gladbach refuzoi një ofertë me vlerë prej 8 milionë eurosh, plus 1 milion tjera në formë bonusi – transmeton "Kosova Sot Online".

Bayern Munichi është në kërkim të një portieri të ri, pasi Manuel Neuer humbi pjesën e mbetur të sezonit.

Tani mbetet të shihet nëse “Bavarezët” do të dërgojnë një tjetër ofertë për portierin zviceran, apo do të heqin dorë nga ai.

Përveç 34-vjeçarit Sommer, në listën e Bayernit besohet se është Kevin Trapp i Eintracht Frankfurtit.

(Kosova Sot Online )