Barcelona kërkon çerekfinalen kundër Ceutas

  • A.P /
  • 19 January 2023 - 19:38
Barcelona kërkon çerekfinalen kundër Ceutas

Barcelona e Xavit dëshiron ta vazhdojë dominimin në garat vendore ku sonte do të luanë kundër AD Ceutas që është skuadër që luan në devizionin e tretë spanjoll

Pasi fituan Superkupën e Spanjës kundër rivalit të tyre të vjetër, Real Madrid, Barcelona e Xavid do të luajë kundër skuadrës së ligës së tretë në Spanjë, AD Ceuta në 1/8-ën e finales së Kupës së Mbretit.

Xavi Hernandez ka marrë trofeun e parë si menaxher i Barcelonës pasi deklasoi në finale kampionët e La Ligës, Real Madrid. Ish mesfushori i Barcelonës tani dëshiron që të këtë edhe më shumë trofe vendor me skuadrën e tij.

Gjigantët spanjoll patën një ndeshje të rëndë një rreth para kësaj skuadre pasi që mezi fituan 4-3 ndaj skuadrës së Intercity.

(Kosova Sot Online)