Trepça dënohet me 1400 euro

  • A.P /
  • 20 January 2023 - 16:17
Trepça dënohet me 1400 euro

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet e radhës të javës së 18-të në Superligë.

Dënimet më të rënda janë shqiptuar ndaj KB Trepçës.

Klubi mitrovicas në total është dënuar me gjobë prej 1400 eurosh, si shkak i sjelljeve jo-sportive të tifozëve, të cilët në kor kanë fyer zyrtarët e ndeshjes dhe Federatës gjithashtu.

Si shkak i sjelljeve jo-sportive të tifozëve është dënuar edhe KB Vëllaznimi, me gjobë prej 600 eurosh.

Për shkak të “Gabimeve Teknike” janë dënuar trajnerët, Josip Plantak dhe Ahmet Kandemir, si dhe KB Ponte Prizreni. 

(Kosova Sot Online)