Man Utd fiton ndaj Nottingham

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 22:55
Man Utd fiton ndaj Nottingham

Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup”.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 0:3 në udhëtim ndaj Nottingham Forest

Manchester United e kreu detyrën qysh në pjesë të parë, kur shënoi dy gola.

Fillimisht Marcus Rashford realizoi në minutën e gjashtë të ndeshjes për 0:1, pas një depërtimi të bukur.

Vendasit shënuan në minutën e 23-të nëpërmjet Surridge, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

E në minutën e fundit të pjesës së parë, Ëeghorst ia bëri “sefte” me Manchester Unitedin, duke e dyfishuar epërsinë.

Në minutën e 89-të, Bruno Fernandes realizoi për 0:3 dhe epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Manchester United ka bërë hap të madh drejt finales së “Carabao Cup”.

(Kosova Sot Online)