Refuzohet oferta e Arsenalit

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 16:35
Refuzohet oferta e Arsenalit

Brighton & Hove Albion ka refuzuar ofertën e Arsenalit për Mosis Caicedo.

Sipas “The Ahtletic”, oferta e refuzuar ishte në vlerë prej 60 milionë funtesh.

Brightoni thuhet se e konsideron Caicedon si të pashitshëm, së paku për këtë afat kalimtar dimëror.

Në anën tjetër, liderët e Premierligës synojnë që të përforcohen me një mesfushor cilësor këtë muaj, për të pasur një skuadër sa më konkurruese në garën për titull kampioni.


(Kosova Sot Online)