Chelsea planifikon shkarkimin e Potter, befason me një zëvendësimin të pa pritur

  • S.A /
  • 30 January 2023 - 08:55
Chelsea planifikon  shkarkimin e Potter, befason me  një zëvendësimin të pa pritur

Klubi i Chelsea-së  po mendon ta shkarkojë Graham Potterin në fund të sezonit pranveror, nëse nuk arrin të tregojë suksese, përcjellë "Kosova Sot Online".

The Blues kanë shpenzuar nga vera deri më tani në janar mbi 500 milionë euro në transferime dhe Todd Boehly e bashkëpronarët e tjerë presin suksese.

Kështu, anglezi është nën presion, pasi Sun Sport raporton se Blutë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet e ditur se Boehly e ka pëlqyer trajnerin e Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner që nga vera e kaluar, para shkarkimit të Thomas Tuchel.

Mirëpo, ai shkoi për Potter dhe i kanë besuar atij këtë projekt, mirëpo mund të mos zgjasë edhe shumë.

Në rast se nuk zgjatë koha e tij, Glasner thuhet se është i gatshëm të shkojë në Stamford Bridge dhe të vazhdojë me planet e pronarëve të Chelseat.

(Kosova Sot Online )