
Lexoni edhe:
Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcit
Klubi i futbollit Gjilani i ka ndarë rrugët sot me katër futbollistë. Gjilanasit e kanë lëshuar një komunikatë zyrtare, përmes së cilës e kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët: Arion Ymeri, Fabjan Beqja, Besart Krivanjeva dhe Agustin Torassa, përcjell "Kosova Sot Online".
Klubi gjilanas i ka falënderuar këta futbollistë për angazhimin dhe kontributin e dhënë deri tash, ndërkohë që iu dëshiron suksese në karrierë.
Dani Alves refuzon të shohë gruan në burg mes thashethemeve rreth divorcitLexoni edhe:
Ndërkohë, “Skifterat” pritet të bëjnë përforcime për pjesën e dytë të sezonit, të cilën synojnë ta kenë më pozitive sesa atë të parë, kur edhe u përballën me probleme financiare.
Gjilani është i katërti në tabelë me 27 pikë, 11 më pak se liderja Drita, e cila ka dimëruar në krye.
Synim i ekipit Kuq e Bardh do të jetë që ta sigurojë një vend në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )