Katari zyrtarizon trajnerin Carlos Queiroz
Carlos Queiroz, trajneri i ri i Katarit, falënderoi Federatën aziatike për mundësinë që i dha për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tij.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për mundësinë që të ndaj përvojën dhe njohuritë e mia me këtë familje të madhe. Ky është fillimi i një rrugëtimi të veçantë, një aventurë e madhe, ku duam të përmbushim të gjitha ëndrrat që shpreson Federata dhe tifozët e Katarit”, – shkruan portugezi në një mesazh, që është i pari që nga marrja e detyrës.
69-vjeçari pasoi Félix Sánchez në krye të Katarit. Në Botërorin e fundit ish-ndihmësi i Fergusonit te Mancheser United ishte në krye të Iranit, por pa mundur të shkojë përtej fazës së grupeve.
(Kosova Sot Online)