Pires: Zidane e dëshironte punën e trajnerit

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 17:01
Pires: Zidane e dëshironte punën e trajnerit

Ish-reprezentuesi i Francës, Robert Pires, ka konfirmuar se Zinedine Zidane dëshironte të merrte drejtimin e “Gjelave”.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi pasi Didier Deschamps rinovoi kontratën deri në vitin 2026

Kësisoj, Zidane vazhdon të jetë ende trajner i lirë, që nga vera e vitit 2021.

“Ajo që Zidane donte ishte kombëtarja e Francës”, tha Pires në një intervistë për “Canal+”.

(Kosova Sot Online)