Zidane do të merr drejtimin e Marseilles

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 20:31
Zidane do të merr drejtimin e Marseilles

Samir Nasri ka folur për situatën e legjendës së Francës, Zinedine Zidane, teksa tha se ai mund të merr drejtimin e Marsielle.

Sipas ish-futbollistit francez, nëse Marseille do të investojë më shumë në skuadër, atyre do të mund t’i printe Zidane

Sipas Nasrit, Zidane nuk e sheh veten si trajner në Angli “sepse ai mendon se energjia e tij nuk përputhet me atë që po ndodh atje”.

Megjithatë, Nasri në intervistën e tij për “Canal Football” tha se beson se “nëse ka një pronar klubi me një buxhet real dhe një projekt të mirë sportiv”, Zidane mund të konsiderojë të drejtojë skuadrën e tij të preferuar, Olympique de Marseille, pasi ai thotë se nuk do të kishte “asnjë presion atje”.


(Kosova Sot Online)