Ja kush mund t’i bashkohet Arsenalit

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 21:07
Ja kush mund t’i bashkohet Arsenalit

Arsenali raportohet se nuk ka hequr dorë nga transferimi i mundshëm i Youri Tielemansit.

Mesfushori belg është i lidhur me një kalim në “Emirates Stadium” që nga viti i kaluar, por një lëvizje e tillë nuk ka ndodhur ende

Megjithatë, tani raportohet se kalimi i tij në Londër mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Gazetari Dean Jones pretendon se nuk është e pamundur që Arsenali të tentojë transferimin e Tielemansit përpara sezonit të ardhshëm.

“Nuk është e pamundur që Arsenali tani të bëjë lëvizjen e tij për të”, tha Jones për “GiveMeSport”. “Arsenali ishte gjithmonë kundër pagesës së një çmimi për të, duke e ditur se ai mund të jetë në dispozicion për falas”, shtoi ai.

Kontrata e 25-vjeçarit me Leicester Cityn skadon në verën e këtij viti.

Deri më tani Tielemans nuk ka pranuar ndonjë ofertë për të rinovuar kontratën. Kësisoj, ai mund të largohet si futbollist i lirë në afatin e verës. 

(Kosova Sot Online)