Bora triumfon në Kupën e Ligës së Parë

  • S.A /
  • 18 February 2023 - 10:31
Bora triumfon në Kupën e Ligës së Parë

Bora ka fituar Kupën e Ligës së Parë te meshkujt. Skuadra prishtinase në finale ka mundur New Basket me rezultat 104:62 (25:11, 29:13, 25:23, 25:15). Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, pjesë që përfundoi 25:11, ndërsa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ku shkuan në pushim me rezultat 54:24, përcjell "Kosova Sot Online".

Prishtinasit ruajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, duke fituar në fund me rezultat 104:62.

Medaljet për vendin e dytë dhe të parë i kanë ndarë Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK, anëtar i Komisionit të Garave, Valdet Spahija dhe Arian Osa, anëtar i Bordit të KB Rahoveci.

MVP është shpallur Dion Haxhosaj i Bora-s, çmim të cilin e ka ndarë Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK. Kupën skuadrës fituese e ka ndarë Valdet Spahija.

(Kosova Sot Online )