Trepça 'mbretëreshë' e Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 15:42
Trepça 'mbretëreshë' e Kupës së Kosovës

Trepça u konfirmua mbrëmë “mbretëreshë” e Kupës së Kosovës, trofe të cilin e fitoi për herë të dytë radhazi.

Mitrovicasit e mposhtën Sigal Prishtinën me rezultat 74:66 në një ndeshje dramatike deri në minutat e fundit, të zhvilluar në Rahovec.

Kryesia e “Xehetarëve” i ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan këtë klub në arritjen e këtij suksesi madhështor, e veçanërisht tifozët “Torcida”.

Ndërkohë, kryesia, e drejtuar nga kryetari Vullnet Sefaja, zotohet se do të punojë fort që qytetit buzë Ibrit t’i sjell edhe suksese të reja, duke e përfshirë këtu edhe titullin e kampionit të Kosovës, objektiv ky i ekipit Gjelbër e Zi qysh këtë sezon.

(Kosova Sot Online)