Përballja e gjigantëve Man Utd – Barça, do ta përcaktojë ekipin kualifikues

  • S.A /
  • 23 February 2023 - 10:43
Përballja e gjigantëve Man Utd – Barça,   do ta përcaktojë ekipin kualifikues

Manchester United dhe Barcelona do të përballen sonte në ndeshjen e kthimit të “play-offit” të Ligës së Evropës. Dueli i parë mes gjigantëve të futbollit evropian, i zhvilluar javën e kaluar në “Camp Nou” kishte përfunduar baras, 2:2, shkruan "Kosova Sot Online".

E tash, skuadrat janë të vendosura për ta fituar sfidën e “Old Trafford” dhe me këtë rast për të depërtuar tutje. Trajneri Xavi do të përballet me mungesa të mëdha në këtë ndeshje pasi nuk do të mundtë të llogarisë në yjet si Pedri, Gavi dhe Ousmane Dembele.

Trajneri spanjoll megjithatë synon ta eliminojë gjigantin anglez pasi nuk e ka fshehur dëshirën për ta fituar Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër, trajneri Erik ten Hag po mundohet që formën e mirë të ekipit në Premierligë ta transmetojë edhe në këtë garë evropiane.

Trajneri holandez nuk do të mundë të llogarisë në Anthony Martial, derisa të tjerët janë të gatshëm për ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00.

Sonte do të zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera të kësaj faze në Ligën e Evropës, ndërsa në fushën e blertë do të zbresin edhe klubet e mëdha italiane, Juventus dhe Roma.

(Kosova Sot Online )